Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në shkurt vjen një mision nga Gjermania për patentat


Kryeministri Edi Rama thotë se në takimin e djeshëm që ka patur me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka diskutuar për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.

Rama thotë se ka rënë dakord me Merkelin që në shkurt të vijë një mision nga ministria e Transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.

“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.” – shkruan Rama.

Kryeministri shton se nga ana tjetër, në Greqi, në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit grek njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *