Katër persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimi të gazit në një ndërtesë në qytetin lindor të Koresë së Jugut, Donghae, njoftoi agjencia e lajmeve, Yonhap, që citon zjarrfikësit.
Sipas agjencisë, shpërthimi ndodhi në orën 19:46 me kohën lokale në një ndërtesë banimi dykatëshe. Katër persona u vranë, tre u plagosën rëndë dhe dy kalimtarë pësuan lëndime të lehta, njoftoi agjencia.
‘Tre personat e tjerë që mbijetuan janë në gjendje kritike për shkak të djegies së rëndë’, tha një zjarrfikës, cituar nga agjencia.
Zjarrfikësit besojnë se shkaku i shpërthimit të jetë rezultat i një pakujdesie të banorëve që përdorën një sobë të lëvizshme me gaz për të përgatitur ushqim. Zjarrfikësve iu deshën njëzet minuta për të shuar flakën.