Vendosni fjalën kyçe....

Putin-i bën veprimin e pazakontë gjatë vizitës në Palestinë, shihni videon


Presidenti rus Putin, ka ngacmuar përdoruesit e rrjeteve sociale pas veprimit të tij gjatë vizitës në palestinë.

Pas vizitës së tij në Jeruzalem, ku ai foli në Forumin Botëror të Holokaustit, presidenti rus Putin u nis për në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor për të biseduar me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ai u përkul dhe ngriti kapelen e rojes së nderit palestinez dhe ia vuri në kokë pasi i kishte rënë përdhe. Videoja u publikua me shpejtësi në rrjetet sociale duke marrë shumë komente.

Ai dhe Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, patën një takim për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *