Vendosni fjalën kyçe....

Endri Shabani ironizon Samir Manen: Diçka interesante ndodhi sot, disave ai ua jep lekët paradhënie


Aktivisti Endri Shabani ka ironizuar biznesmenin Samir Mane lidhur me sulmet mediatike ndaj tij.

Shabani shkruan se sa herë që thotë diçka kundër Manes, ndaj tij brenda 24 orësh ka një shkrim nga një portal që punon për të.

Me jo pak ironi, Shabani vëren se herën e fundit, shkrimi kundër tij është bërë pa u plotësuar ende afati duke qenë se ka ndodhur para protestës së ditës së nesërme, të paralajmëruar nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

‘Është bërë zakon që sa herë them ndonjë gjë kundër Zamirit, pres 24 orë dhe fap del një fletërrufe, në një portal që punon për të. Kam menduar gjithmonë që ky 24 orësh është i nevojshëm, se sa merret vesh çfarë kam thënë, sa porositet artikulli, sa bëhet pagesa, e kështu me rradhë. Mirëpo sot ka ndodhur diçka interesante. E kanë botuar fletërrufenë ende pa ndodhur protesta e nesërme. Ky më duket lajm i mirë se tregon që Zamiri nuk i keqtrajton të gjithë punëtorët e vet. Disave madje ua jep lekët paradhënie.’ – shkruan Shabani në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *