Vendosni fjalën kyçe....

Sulm terrorist në Burkina Faso, vriten 36 civilë


Të paktën 36 civilë u vranë në sulmet terroriste në veri të Burkina Fasos, njoftuan mediat lokale.

Sipas tyre, militantët sulmuan fshatin Nagraogo, duke vrarë 32 persona dhe duke djegur tregun.

Më pas ata sulmuan fshatin Alamou dhe vranë edhe katër persona të tjerë. Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Presidenti Roch Marc Kabore shpalli dy ditë zie kombëtare pas ngjarjes së rëndë.

Dhjetorin e kaluar, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në disa rajone veriore të vendit. Fillimisht e planifikuar të mbetej në fuqi deri më 12 janar, ajo është zgjatur me një vit shtesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *