Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla në Australi donte banja të përbashkëta për djemtë e vajzat, rrëzohet vendimi


Një shkollë e mesme në Brisbane në Australi, ka hequr dorë nga planet për banja të përbashkëta mes vajzave dhe djemve.

Siç shkruan Daily Mail, Kolegji i Mesëm Shtetëror i Fortitude do të bëhej shkolla e parë në Queensland pa banjo të veçanta, të dizajnuara posaçërisht për djem dhe vajza.

Departamenti i Arsimit konfirmoi muajin e kaluar se të gjitha tualetet në shkollën e mesme do të ishin unisex, me përjashtim të dy tualeteve në ambientet e dhomave të ndërrimit.

Por Kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk ngriti shqetësimin se djemtë dhe vajzat duhet të kenë ambientet e tyre të tualetit.

Ministrja e Arsimit Grace Grace, tha se ‘ishin marrë të gjitha masat e nevojshme’ që të rrëzonin vendimin.

Departamenti thoshte se masa ishte në përputhje me shkollat ​​e mesme moderne në shtete të tjera.

Vendimi për të pasur vetëm tualete unisex nxiti zemërimin e prindërve, të cilët kishin frikë se kjo do të shtonte mundësitë që fëmijët e tyre të ngacmoheshin në këto ambiente.

“Tashmë ne dimë se disa gjëra me të vërtetë të këqija u ndodhin fëmijëve në zonat e banjove të shkollave, si ngacmim, regjistrimi i fëmijëve në celular, këto gjëra tashmë vazhdojnë edhe kur janë vetëm brenda seksit të tyre, dhe ju jeni duke shtuar një element shtesë”– tha një nënë, Michelle Mitchell.