Vendosni fjalën kyçe....

Pas Albin Kurtit, Rama takon me radhë liderët politikë në Kosovë (PAMJET)


Pas takimit me homologun e tij Albin Kurtin, kryeministri Edi Rama është kujdesur të takojë edhe liderë të tjerë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Pjesë e agjendës së takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kosovë, kanë qenë edhe takimet me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreun e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai është takuar edhe me Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

Kujtojmë se kryeministri Rama e ka nisur vizitën në Kosovë, me një ceremoni shtetërore në Prishtinë ku u prit nga kryeministri Albin Kurti, e më pas, mbajtën edge një konferencë e përbashkët.

Pamjet nga këto takime, i ka publikuar vetë Rama në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ndryshe nga të tjerët vihet re afrimiteti më i madh me Pacollin, me të cilin është përqafuar.

Rama shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, deputeti Eduard Shalsi dhe drejtori i komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.