Vendosni fjalën kyçe....

“Gloria” shkakton 4 viktima në Spanjë, erëra të forta, përmbytje e stuhi dëbore në Spanjë (Video)


Stuhia ‘Gloria’ që ka goditur Spanjën ka shkaktuar deri tani katër viktima, ndërsa ka sjellë dëme të shumta materiale në lindje të vendit, me erëra të forta, valë të larta dhe reshje të mëdha dëbore.

Aeroporti i Alicante-s u mbyll për disa orë duke anuluar mbi 200 fluturime, ndërsa bregdeti mesdhetar i Spanjës dhe Ishujt Baleare u goditën gjithashtu nga stuhia që po drejtohet në veri, drejt Francës jugore.

Valët tetë metra të larta u përplasën në portet e Valencia-s të hënën.

Dy persona vdiqën nga hipotermia pranë Valencia-s, ndërsa një burrë në Avila u vra pasi u godit në kokë nga disa pllaka që u rrëzuan nga erërat e forta. Në Asturias, një burrë u godit dhe u vra nga një automjet ndërsa po rregullonte gomat e tij të borës.

Qeveria katalanase ndaloi përkohësisht aktivitetet në natyrë në Girona dhe Barcelona. Shpejtësia e erës arriti në 115 kilometra në orë dhe shkollat e shërbimet publike u pezulluan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *