Vendosni fjalën kyçe....

Orteku në Itali merr jetët e 2 skiatorëve


Një ortek dëbore në masivin malor të Monblanit ditën e djeshme ka marrë jetët e dy skiatorëve italianë.

Dy skiatorët që humbën jetën në zonën e Punta Hellbronner, në Mont Blanc quhen Edoardo Camardella dhe Luca Martini. Ngjarja u raportua nga një skiator që në kohën e aksidentit po rrëshqiste afër vendngjarjes.

Orteku bëri që ata të binin për rreth 300 metra dhe për dy miqtë nuk kishte më asgjë për të bërë. Pavarësisht se ekipi i shpëtimit malor ndërhyri menjëherë, ata vetëm arritën të nxitrrnin dy trupa të pajetë nga dëbora.

Mediat italiane shkruajnë se Edoardo Camardella ishte 28 vjeç dhe jetonte në La Thuile dhe ishte një instruktor skish, ndërsa Luca Martini ishte 32 vjeç dhe jetonte në Finale Ligure.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *