Vendosni fjalën kyçe....

Digjet prona e dy vëllezërve në Delvinë, dy vjet më u grabit


Një banesë në Delvinë është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në shatin Rusan dhe banesa përdorej nga dy vëllezër që kalonin natën aty kur punonin ullinjtë në tokat e tyre.

Sipas tyre, nga flakët nuk ka shpëtuar asgjë nga orenditë shtëpiake dhe malli që kishin. Dy vite më parë, banesa e vëllezërve u grabit dhe aty u mor gjithë sasia e vajit të ullirit që ndodhej brenda.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ku sipas vëllezërve ata kanë humbur rreth 8 milionë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *