Vendosni fjalën kyçe....

Maduro paralajmëron Papën se venezuelasit po largohen nga Kisha Katolike: Të lodhur nga peshkopët e politizuar


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro thotë se bashkatdhetarët e tij po largohen masivisht nga Kisha Katolike sepse janë lodhur nga peshkopët e “politizuar”.

“Unë dua t’ju them, i dashur Papa Françesk, ne tani kemi të dhëna që tregojnë se Venezuelasit janë larguar nga katolicizmi”– deklaroi Maduro në një fjalim që u transmetua drejtpërdrejt në TV shtetëror të premten.

Maduro theksoi se njerëzit janë lodhur nga peshkopët që përdorin klerin për të shprehur obsesionet e tyre politike. “Disa klerikë veprojnë si militantë, jo si pastorë”- shtoi ai, citon RT.

Presidenti Maduro edhe më parë i kishte bërë thirrje Kishës Katolike lokale që të mos përfshihej më në politikë dhe ka kritikuar ashpër figurat fetare për organizimin e eventeve me liderin e opozitës të mbështetur nga perëndimi, Juan Guaido.

Disa peshkopë i kanë kërkuar haptas Maduros të tërhiqet.

“Peshkopët duhet të mësojnë të respektojnë njerëzit që nuk duan t’i shohin peshkopët të politizuar”, tha Maduro.