Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Maduros sulmojnë autokolonën e Juan Guaidos (VIDEO)


Automjeti me të cilin Juan Guaidó, i vetëshpalluri president i Venezuelës, po shkonte në ndërtesën legjislative është ndeshur me një turmë burrash të dhunshëm.

Reuters shkruan se civilë të armatosur sulmuan kolonën e automjeteve të politikanëve të opozitës, të cilët po shkonin për të mbajtur një kongres të mërkurën.

Një turmë burrash (mbështetës të Maduros) goditën makinat me kone trafiku dhe leva, duke thyer dritaren e pasme të një makine. Turma më pas u largua, duke u udhëhequr nga disa individë me motoçikleta.

Zëdhënësi i Guaidos tha se katër politikanë të opozitës ndodheshin në automjete, duke përfshirë këtu Carlos Berrizbeitia, nënkryetarin e dytë të kongresit të Guaidos. Fatmirësisht askush nuk u plagos, falë dhe makinave të blinduara.

Më 5 janar, trupat bllokuan Guaidon të hynte në kongres dhe Partia Socialiste shpalli aleatin Luis Parra si kryetar të parlamentit, duke e lejuar Maduron të kapë kontrollin e institucionit.

Ligjvënësit e opozitës në një seancë plenar të veçantë atë ditë rizgjodhën Guaidon për një mandat të dytë si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe ai më vonë u kthye në pallatin legjislativ për të mbajtur seancën. Fotoja e mësipërme tregon momentin kur ai përpiqet të kalojë gardhin pavarësisht se pengohet nga ushtarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *