Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Yzberisht, xhamat e thyer i dëmtuan syrin punonjëses


Të tjera detaje zbulohen lidhur me gjendjen e grave të lënduara në Yzberisht, pas shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi mëngjesin e sotëm në një byrektore.

Siç shkruan BalkanWeb, punonjësja e byrektores Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.

Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë. Për punonjësen tjetër me inicialet M.P nuk ka informacione.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë këqyrjen e bombolave të gazit, që ishin me madhësi 20 litra. Ndërsa pritet të mbërrijnë edhe ekspertët e ISHTI-it, për të parë nëse bombolat ishin jashtë funksionit.

Paraprakisht dyshohet se bombola e gazit në këtë byrektore ishte harruar hapur që ditën e djeshme dhe gjatë natës gazi ka rrjedhur duke u përhapur në të gjithë ambientin.  Kur pronarja ka hapur herën, gazi ka shpërthyer nga trysnia e lartë duke e lënë të plagosur atë dhe dy punonjëset e saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *