Vendosni fjalën kyçe....

Sulme me raketa në afërsi të Camp Taji në Irak, të vendosura trupat ndërkombëtare të koalicionit me SHBA-në


Raketat janë qëlluar në drejtim të Camp Taji, një bazë e koalicionit amerikan në veri të Bagdadit në Irak, raportojnë media lokale. Të paktën një pjesëtar i forcave të sigurisë Irakiane raportohet se është plagosur.

Një raketë ka shpërthyer pranë portave të bazës, në të cilën strehohen ushtarë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Australia dhe vendet e tjera personeli i të cilëve mbeti në Irak pasi Parlamenti urdhëroi ushtarët e huaj të largoheshin në fillim të këtij muaji.

Të paktën dy raketa besohet se janë shpërthyer pranë bazës , e cila ndodhet 17 km në veri të Bagdadit.