Vendosni fjalën kyçe....

Burri shqiptar i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian


Një burrë me origjinë shqiptare ka tentuar të djegë vetën para Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar nga agjencitë e huaja të lajmeve të cilat bëjnë me dije ai spërkati me benzinë trupin dhe më pasi ndezi flakën.

Personeli i sigurisë dhe zjarrfikësit në hyrje të institucionit ndërhynë për të shuar flakët por pavarësisht përpjekjeve ai pësoi djegie në fytyrë dhe në duar.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre. Arsyet e gjestit nuk dihen për momentin. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pasditen e sotme ndërsa po zhvillohej një demonstrim.

Disa nga njerëzit e pranishëm në protestë dolën nga rruga për të ndihmuar burrin. Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda.

Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Burri kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm. Mediat italiane shkruajnë se burri në moshën 39 vjeçare, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *