Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: Nëse trupat ndërkombëtare tërhiqen nga Iraku mund të rikthehet ISIS


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëroi se grupi terrorist ISIS mund të rikthehet në Irak, nëse tërhiqen nga vendi forcat e koalicionit.

“Tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Iraku do të krijojë terrenin e favorshëm për terrorizmin dhe sulmet e tyre do të godasin rajonin dhe Europën”, tha Maas në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, në Aman.

Iraku është përfshirë nga protestat të shumta që prej tetorit kundër korrupsionit të thellë dhe kushteve të këqija të jetesës, gjatë të cilave ka patur thirrje për tërheqjen e forcave amerikane nga vendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *