Vendosni fjalën kyçe....

Profil/ Kush është Rezarta Reimann, shqiptarja që garon për këshillat bashkiakë në Gjermani


Në 15 mars në qytetin e Schwabach zhvillohen zgjedhjet bashkiake me mandat 6 vjeçar.

Në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë kandidate do jetë edhe një shqiptare.

Rezarta Reiman, shqiptarja që kandidon për këshillat bashkiakë në landin bavarez është edhe motra e gazetares shqiptare Sonila Meço.

Po kush është Rezarta Reiman:

Rezarta Reiman është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka shkuar në Gjermani ku ka mbaruar doktoraturën  për biologji në Universitetin e Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare.

Në baza vullnetare, Rezarta Reimann inicoi dhe realizoi një numër projektesh në fushën e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar në Schwabach.

Reiman ka punuar si mësuese e biologjisë në Schwabach dhe si pedagoge e didaktikës në biologji në Universitetin e Erlangen-Nuremberg. Ajo ka shkruar disa artikuj mbi çështjet bioetike dhe zhvillimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Rezarta Reimann, kandidon nga radhët e SPD për Asamblenë e këshillave në Schwabach në zgjedhjet që zhvillohen në 15 mars./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *