Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në spitalin e Durrësit, policia jep shkakun


Policia e Shtetit ka dhënë detajet për zjarrin e rënë në spitalin e Durrësit në mesnatë nga i cili u evakuuan pacientët dhe personeli mjekësor.

Sipas policisë zjarri ka nisur në kabinat elektrike të pavjonit në repartin e ortopedisë.

Si pasojë e zjarrit ka pasur edhe 5 pacientë të asfiksuar që u dërguan në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës
Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.