Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i Iranit: Avioni ukrainas ishte në flakë para se të rrëzohej


Sipas raportit fillestar të hetuesve iranianë, avioni i Ukrainian Airlines kishte shpërthyer në flakë përpara se të rrëzohej në jugperëndim të Teheranit, të enjten.

Siç shkruan Reuters, raporti është publikuar nga organizata e aviacionit civil të Iranit dhe citon dëshmitarët në tokë që panë avionin në flakë në qiell.

Raporti përmend gjithashtu se aeroplani ndryshoi drejtimin pas një problemi dhe ishte kthyer mbrapa për në aeroport. Problemi teknik nuk u specifikua në raport. Sidoqoftë, një burim kanadez i sigurimit i tha Reuters se kishte të dhëna se një prej motorëve të avionit ishte mbinxehur.

Rrëzimi i avionit ndodhi disa orë pasi Irani nisi sulme me raketa ndaj forcave të drejtuara nga SHBA-ja në Irak, duke bërë që disa të spekulojnë se avioni mund të jetë goditur.

Në Kiev, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se qeveria po shqyrtonte disa shkaqe të mundshme. Në një deklaratë televizive, Zelenskiy u kërkoi njerëzve që të përmbahen nga spekulimet, teoritë e komplotit dhe vlerësimet e nxituara në lidhje me rrëzimin. Ai gjithashtu shpalli 9 janarin një ditë zie kombëtare.

Zelenskiy tha se do të fliste përmes telefonit me presidentin iranian për të forcuar bashkëpunimin për të zbuluar arsyen e përplasjes.

Siç zbuloi ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko, në bordin e avionit ndodheshin 82 iranianë, 63 kanadezë dhe 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *