Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi tregon historinë e invalidit në Tiranë: I përjashtuar nga kempi, qeveria i pret dritat dhe ujin


Kandidatja për deputete e PD-së Albana Vokshi ishte sot në banesën e Flamur Zaçes një invalid, me një këmbë të prerë dhe tjetrën gati të gangrenizuar. Ai rrëfeu se qeveria e Edi Ramës nuk i jep kempin, “Me thanë nuk ta jep ligji”- i tha plot dhimbje Flamuri, Albana Vokshit, e cila shkoi ta vizitojë për të treguar jetën e vështirë që bëjnë invalidët me këtë qeveri.

Nuk kam me çfarë të paguaj, edhe ilaçet m’i falin, shpesh herë i pi pa ushqime. Nuk kam asgjë, më ndihmojnë miq e komshij”- thotë Flamuri.

Ai tha se është një votues i rregullt i PS, por thotë se këtë herë zgjedh PD. “Me karrocë do të shkoj të votoj, zvarrë, le të rrëzohem, do të më ngrejnë, zvarrë do të shkoj e do të votoj”- u shpreh Flamur Zaçe, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti, por askush nuk e ka në listat e dëmshpërblimit, tha ai.

I kanë mbushur listat me militantët e PS dhe u shpërndajmë lekë para zgjedhjeve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, e cila në vend t’i sigurojë Flamurit dhe qytetarëve shërbim shëndetësor, i ka kthyer zyrat e Ministrisë në zyra të PS”- theksoi Albana Vokshi.

Vokshi i premtoi Flamurit dhe të gjithë si ai se pas 25 Prillit do të kenë një qeveri që kujdeset për ta nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *