Vendosni fjalën kyçe....

Po kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur, arrestohet 53-vjeçari në Qafë-Thanë


Një 53-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë pasi po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë të cilën dyshohet ia kishte vjedhur disa ditë më parë një personi tjetër.

Gjon Çaushi, ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se kishte qëlluar me mjet prerës Ervis Sherifajn, për shkak të një borxhi prej 10 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur më 3 dhjetor në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër.

Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

  • Gj. Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. Sh.

Punonjësit e policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj. Ç., ku gjatë kontrollit fizik të të cilit iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A. A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Veprimet e mëtejshme proceduriale do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.”– thuhet në njotimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *