Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj paditet në SPAK për Teatrin Kombëtar


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka paditur Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e Aleancës të cilët kanë zbuluar edhe dokumentin e padisë në SPAK.

Aktivistët e kanë paditur Veliajn për shpërdorim detyre në lidhje me projektin i jep mundësinë një kompanie private të shfrytëzojë truallin për shfrytëzim vetjak dhe të ndërtojë një Teatër të ri.

Prej më shumë se një vit, artistë, aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm protestojnë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Presidentit lidhur me ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *