Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e urimi i Kryemadhit: Blini, konsumoni, festoni shqip. Qeveria u shërben interesave të oligarkëve (Video)


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka bërë thirrje për blerjen dhe konsumimin e mallrave të prodhuara në Shqipëri.

Në një videomesazh të shpërndarë, ajo thekson se këto festa të fundvitit të gjithë duhet të mendojmë më shumë për njëri-tjetrin dhe të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare.

‘BLINI SHQIP, KONSUMONI SHQIP, GËZONI SHQIP! Të nderuar miq! Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës. Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin. Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.’ – shkruan Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi shton se djersa e mundi i mijëra shqiptarëve janë lënë pasdore nga qeveria, që i ka hequr fermerëve çdo subvension.

Ajo thekson se përmes një politike që u shërben interesave oligarke, qeveria kërkon t’i vendosë prodhimet shqiptare përballë një konkurence të pandershme e antikombëtare.

‘Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë.

Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.’ – shton më tej kryetarja e LSI-së.

Në fund, Kryemadhi bën thirrje që këtë fundvit e në vijim të konsumohen sa më shumë prodhime shqiptare duke mbështetur njëti-tjetrin siç bëjmë në ditë të vështira.

‘Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira. Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona. Blini shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip. Gëzuar miq! – mbyll Kryemadhi urimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *