Vendosni fjalën kyçe....

“Teatri Kombëtar do prishet e do bëhet i riu, Zoti njëherë të jep mundësinë të ndryshosh qytetin tënd” – Veliaj


Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do prishet dhe në vend të tij do ndërtohej teatri i ri.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se situata me teatrin ishte e njëjtë me Astirin para dy muajsh, duke shtuar se Zoti të jep vetëm njehërë mundësinë të ndryshosh qytetin.

‘Teatri Kombëtar është folur dhe vazhdon të flitet. Te Teatri Kombëtar kemi ardhur te faza ku ishim me Astirin para dy muajsh, në fazën përfundimtare. Teatri i vjetër do prishet, teatri i ri do ndërtohet. Kështu që në këtë buxhet ne kemi edhe ato shpenzime që kanë të bëjnë me konsulencën që ne jemi duke marrë për të negociuar një kontratë sa më të mirë dhe sa më përfituese. Toka pas Teatrit Kombëtar është pronë e Bashkisë së Tiranës. Ajo tokë do përdoret vetëm për Teatrin Kombëtar. Zoti njëherë të jep mundësinë të ndryshosh qytetin tënd. 100 vitet e dyta të Tiranës kryeqytet nuk kemi ndërmend t’i çojmë në një tjetër kasolle.’ – tha Veliaj.

Më tej ai komentoi edhe faktin pse teatri nuk ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se godina ishte një mullar me kashtë dhe ashtu siç nuk ishin dëmtuar mullarët me kashtë në rrethinat e Tiranës, ashtu nuk ishte dëmtuar edhe teatri.

‘Ne i mbarojmë punët në mëngjes dhe sa të zgjohen ata nga gjumi ne kemi mbaruar punë. Shumë shpejt vitin tjetër do fillojë punimet për teatrin e ri. Më vjen keq për ata që janë ngujuar aty, mund të ishin mbajtur mend për art por do mbahen mend për sherre banale mes tyre, ku zihen për ndihmat.’ – shtoi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *