Vendosni fjalën kyçe....

Zjarrfikësit australianë shpëtojnë dhjetëra koala të rrezikuara nga flakët përvëluese, përgëzohen në rrjet


Bregdeti lindor i Australisë vazhdon të përcëllohet nga zjarret që kanë pllakosur vendin prej disa javësh, por foto e zjarrfikësve që shpëtojnë kafshët e egra kanë prekur zemrat e qindra mijë australianëve.

Duke ofruar një rreze të vogël shprese gjatë sezonit të festave, zjarrfikësit profesionistë dhe vullnetarë kanë shpërndarë imazhe të fitoreve të vogla pasi kanë shpëtuara koalat e rrezikuara nga zjarret.

Australia ka disa javë që është nën efektin e temperaturave të larta rekord dhe zjarreve që kanë prekur pjesën lindore të kontientit. Mijëra hektarë pyje e shumë banesa janë shkrumbuar e po kështu shumë kafshë te egra janë djegur nga flakët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *