Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 586 nga 941 kuti në Tiranë/ Veliaj thellon diferencën me Këlliçin, Qori përpara Bejkos


Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin ende më shumë, pas numërimit të 586 kutive nga 941 që ka Tirana.

Veliaj ka marrë deri tani mbi 97 mijë vota, ndërsa rivali i tij më i afërt, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë 62 mijë vota, me një diferencë prej 35 mijë votash.

Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 8498 vota ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.