Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me dy të vdekur në Elbasan, policia arreston drejtuesin e ‘Audi-t’


Arrestohet drejtuesi i automjetit tip “Audi”, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me dy të vdekur, mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Policia thotë se ka vënë në praga 25-vjeçari me inicialet A. Sh., banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Nga përplasja e një mjeti tip Audi me një motoçikletë mbrëmjen e kaluar ndërroi jetë drejtuesi i kësaj të fundit, Ervis Driza, ndërsa u plagos bashkëudhëtari i tij.

Por pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spital edhe 56-vjeçari Fatos Qosa, që udhëtonte me motoçikletë me 35-vjeçarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *