Vendosni fjalën kyçe....

Rrezik përmbytjeje, çfarë parashikon IGJEUM për orët në vazhdim dhe nesër


Mesditën e kësaj të diele, vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë shkaktuar jo pak probleme në portin e Vlorës dhe të Durrësit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në disa lumenj duke shfaqur dhe rrezik për përmbytje në disa zona.

Lumenjtë më të rrezikuar janë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Më poshtë jepet dhe një hartë ku tregohen qarqet me rrezik të moderuar, mes tyre Durrësi, Tirana, Elbasani dhe pjesa tjetër në jug.TË DHËNAT E IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e, diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23), priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërsa në katër qarqe priten reshje mesatare por lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.

 

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt.22) priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike  të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 10 / 13 °C

në vendet malore: 3 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *