Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen gjobitet me 125 milionë dollarë në Australi


Volkswagen (VW) është gjobitur me një  shumë rekord në Australi për të zgjidhur padinë për skandalin botëror të ndotjes së makinave. Dënimi me 125 milionë dollarë është më i larti i urdhëruar nga një gjykatë për shkelje të ligjit Australian të Konsumatorëve.

VW është goditur me një mori veprimesh ligjore që nga viti 2015, kur doli se firma kishte mashtruar testet e ndotjeve.

Rregullatorët australianë gjithashtu kanë filluar procedurat për kreditë konsumatore të VË.

Komisioni Australian i Sigurimeve dhe Investimeve (ASIC) ka pohuar në një gjykatë federale se VW dështoi të bëjë kontrolle të duhura në shpenzimet e jetesës së huamarrësve, ose të përcaktojë nëse kreditë ishin të papërshtatshme për ta.

Pretendimet kanë të bëjnë me 49.380 kredi konsumatore të bëra ndërmjet 2013 dhe 2016.

Gjobat në lidhje me skandalin e ndotjeve erdhën nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ASIC), i cili tha se VW pranoi se kishte dështuar të zbulonte softverin ekzistues që kishte për qëllim mashtrimin e testeve të ndotjeve në 57,000 automjete të importuara në Australi midis 2011 dhe 2015.

Në vitin 2015, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit amerikan (EPA) zbuloi se shumë makina VW kishin softuer në motorët me naftë që mund të mashtronin teksa testoheshin.

VW pranoi se 11 milionë makina në të gjithë botën kishin program që zvogëlonte të dhënat e ndotjeve në teste.

Globalisht, VW është detyruar të paguajë më shumë se 33 miliardë dollarë në gjoba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *