Vendosni fjalën kyçe....

Pierce Brosnan “tërheq” akuzat ndaj Donald Trump


Aktori i ‘James Bond’, Pierce Brosnan nuk është tifoz i presidentit Donald Trump.

Në fakt, aktori me origjinë nga Irlanda dikur madje kërcënoi të braktiste SHBA-në pasi sipas tij presidenti po përçante kombin.

Por për ekonominë, thotë Brosnan, presidenti Trump po bën punë të pamohueshme të mirë.

‘Unë mendoj se ajo që është bërë për ekonominë është shumë e mirë,’ tha Brosnan në një intervistë të fundit, sipas The Hill.

‘Njerëzit janë duke punuar, dhe ky është një hap në drejtimin e duhur,’ tha aktori 66-vjeçar.

‘Ky vend është pjesë e jetës sime,’ vijoi Brosnan.

‘Unë jam një qytetar amerikan. Unë e dua Amerikën dhe Amerika ka qenë shumë e mirë për mua. Dhe unë dua të shoh lumturinë të kthehet në shoqërinë tonë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *