Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi me pushime në Hawaii mes situatës emergjente me zjarret, kryeministri i Australisë kërkon falje


Kryeministri Australian Scott Morrison ka kërkuar falje, pas kritikave pse shkoi me pushime në Hawaii këtë javë kur situata me zjarret në vend u përkeqësua.

Në dy ditët më të nxehta të vendit, zjarret kanë përparuar duke bërë situatën më të rrezikshme. Dy zjarrfikës vullnetarë humbën jetën në një aksident rrugor të enjten ndërsa po shkonin për të ndihmuar në shuarjen e flakëve pranë Sidneit.

Morrison tha që ai do t’i përfundojë pushimet e tij më herët. Mungesa e tij këtë javë ka tërhequr kritika dhe protesta në vend.

“Më vjen keq për çdo ofendim që i kam shkaktuar shumë australianëve të prekur nga zjarret e tmerrshme nga marrja e pushimit me familjen në këtë kohë.”– tha Morrison të premten, citon BBC.

Tetë njerëz kanë humbur jetën nga zjarret në Australi ndërsa më shumë se 700 shtëpi janë shkatërruar e janë djegur miliona hektarë që nga muaji shtator.

“Duke pasur parasysh ngjarjet më të fundit tragjike, unë do të kthehem në Sidnei sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryeministri në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *