Vendosni fjalën kyçe....

Flamengo është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve, Liverpool luan gjysmëfinalen ndaj Monterei


Kampionët e Kupës Libertadores Flamengo janë finalistët e parë të Botërorit të Klubeve për vitin 2019. Brazilianët mposhtën bindshëm 3-1 në gjysmëfinale ekipin arab të Al-Hilalit.

Edhe pse u gjetën në disavantazh në minutën e 18-ë, Flamengo u kundërpërgjigj në mënyrën e duhur në pjesën e dytë duke realizuar 3 herë. Fillimisht, De Arraskaeta vendosi në baraspeshë sfidën në minutën e 49-ë.
Më pas, Henrike i dha mundësinë ekipit të udhëhiqte ndeshjen, ndërsa më pas ekipi arab ua bëri kualifikimin më të lehtë Flamengos duke shënuar gabimisht në portën e vet me Al-Bulaihi.

Flamengo pret fituesin e çfitit Monterei-Livepul për të vendosur se kush do të jetë skuadra më e mirë në botë për vitin 2019. Kampionët në fuqi të Europës do të luajnë nesër në Katar në orën 20:30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *