Vendosni fjalën kyçe....

Mbante në kokë kapelen pro Trump, fëmija rrihet barbarisht nga shokët e shoqet e shkollës (VIDEO)


Një video shqetësuese është bërë virale në rrjet, ku shihet një fëmijë duke u rrahur nga një grup fëmijësh të tjerë brenda autobusit të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku siç shkruan RT djali mbante në kokë një kapele si ajo që mbante presidenti Donald Trump, me mbishkrimin “Make America Great Again”.

Prindërit e fëmijës thonë që djali i tyre është shtruar në spital. Në klipin e shkurtër, një vajzë me ngjyrë i afrohet djalit dhe e godet. Adoleshenti mundohet të ngrihet nga sedilja, por për punë sekondash përfundon i shtrirë pasi një grup tjetër nxënësish afrohet për ta goditur. Videoja nuk është publikuar e plotë por vetëm 21 sekondat e para.

Incidenti thuhet se ndodhi në fund të nëntorit. Nëna e adoleshentit publikoi ​​videon e sulmit pas këshillimit me avokatin e familjes.

Videoja tregon të paktën dy vajza dhe tre djem që marrin pjesë në sulm. Sipas saj, djali u ngacmua për faktin se kishte veshur një kapele të fushatës së Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *