Vendosni fjalën kyçe....

Juventus mendon shkëmbimin e mesfushorëve me PSG-në


Lista e trajnerit Maurisio Sarri për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve solli një zhgënjim të madh te Emre Xhan. Në këtë formë, drejtuesit bardhezi po mendojnë ta largojnë në janar. Nga klubi preferojnë një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin e PSG, Leandro Paredes.

Francezët e kanë kërkuar edhe në verë Emre Xhan, ndërsa nga ana tjetër Paredes nuk ka gjetur hapësirat e duhura me parisienët.

Ndërkohë, argjentinasi nuk do ta kishte një problem përshtatjen me Italinë, pasi më parë ka qenë pjesë e Romës. Mbetet të shihet nëse kontaktet do të intensifikohen në janar, por shkëmbimi është një mundësi reale mes dy 25-vjeçarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *