Vendosni fjalën kyçe....

Armë dhe drogë nga Shqipëria – Shkatërrohet grupi kriminal në Bari (VIDEO)


Që pa gdhirë ende, autoritetet italiane kanë zbatuar urdhër arrestin për 20 personave. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se të arrestuarit dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Të arrestuarit banojnë në Bari, Mola di Bari, Polignano a Mare, Cellamare, Molfetta, Bisceglie, dhe gjithashtu në provincat e Brindizit dhe Leçes. 15 prej tyre po mbahen në paraburgim ndërsa 5 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Arrestimet e ditës së sotme vijnë pas një hetimi të gjatë të filluar në dhjetor të 2015-ës kundër një organizate kriminale të përbërë nga italianë (disa të lidhur me klanin Strisciuglio të Barit) dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme, trafik droge, prodhim droge, mbajtje pa leje të armëve të paligjshme, vjedhje dhe trajtim të mallrave të vjedhura.

Organizata italo-shqiptare kishte përdorur anije të fuqishme për të transportuar drogën.

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e disa prej të arrestuarve, mes të cilëve njëri konsiderohet si koka e grupit të shqiptarëve, Kristo Janku.

Të arrestuarit:

-Kristo Dhimitraq Janku (aka Lo Zio), i lindur me 08.02.1969

– Giuseppe Vispo  (aka U’Leng), i lindur me 10.01.1983;

-Piero Volpe, i lindur me 11.06.1981;

Michele Volpe, i lindur me 09.19.1978;

Alessandro Volpe (aka Fafuec), i lindur me 28.05.1983;

Francesco Strisciuglio (aka Piripiçhio), i lindur me 26.01.1976;

Francesco Tisti (alias Ciçillo), i lindur me 28.12.1978;

Lorenzo Pezzolla (aka Enzuçio), e lindur me 07.11.1965

– Antonio Antelmi , i lindur me 18.11.1986.

Antonio Prudentino , i lindur më 16.05.1976 në Ostuni (BR), djali i bosit të mirënjohur të Brindisi, Francesco Prudentino (sot 70 vjeç).

Prudentino Junior konsiderohet në veçanti përgjegjës për trafikun e armëve AK47 (kallashnikov).

Pas hetimeve, autoritetet italiane sekuestruan 5.3 tonë marijuanë, si edhe 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *