Vendosni fjalën kyçe....

“Të ndalojmë futjen e Durrësit në dimër ekonomik” – Basha i përsërit Ramës 5 pikat


Kreu i PD-së, Basha, ka ripërsëritur 5 pikat që propozon selia blu për të rimëkëmbur ekonominë në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai e quan atë që mund të vijë një dimër ekonomik e bën thirrje që qeveria të zbatojë propozimet e opozitës.

‘Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.’ – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *