Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin pyllin në Vreshtas të Fierit, rrezikohen disa banesa


Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pyll në fshatin Vreshtas të Fierit, duke u përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të kodrës.

Prej disa orësh situata paraqitet tepër e vështire me flakët që përhapen me shpejtësi, duke djegur me dhjetëra rrënjë ullinj.

Por, flakëve nuk i kanë shpëtuar edhe dy banesa, të cilat fatmirësisht kanë qenë te pabanuara. Në rrezik janë edhe disa banesa të tjera, të cilat ndodhen shumë pranë zonës së zjarrit.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë, e cila ka nisur rreth mesditës. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse dhe efektivët e Fieri e Patosit, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet me dije se në të njëjtën zonë katër ditë më parë është regjistruar një tjetër vatër, por që është fikur në kohë nga zjarrfikësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *