Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim brenda fabrikës në New Delhi, mbi 40 njerëz humbin jetën


Mbi 40 njerëz kanë humbur jetën pas një shpërthimi në New Dehli. RT shkruan se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, kur dhjetëra punëtorë po flinin brenda ndërtesës së një fabrike afër qytetit të New Delhi-t.

“Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë prej 600 metra katrorë. Ishte shumë errët brenda. Është një fabrikë ku ruheshin çantat e shkollës, shishe dhe materiale të tjera”– tha zëvendës Shefi i Zjarrfikësve, Sunil Choudhary.

Raportet e mediave sugjerojnë se flakët mund të kenë nisur në njësinë e prodhimit të çantave, si rezultat i një qarku të shkurtër. 43 njerëz humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u shpëtuan nga ndërtesa e u dërguan në spitale të ndryshme. Megjithatë, numri i vdekjeve pritet të rritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *