Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim gazi në resortin e skive, gjenden katër persona të pajetë nën gërmadha


Katër njerëz kanë humbur jetën në Poloni, pasi një ndërtesë trekatëshe në një vendpushim për ski në Szczyrk, u shemb pas një shpërthimi gazi.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se deri më tani janë gjetur në gërmadha trupat e tre të rriturve dhe një fëmije.

Ai shtoi se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, në ndërtesë besohet se ndodheshin deri në tetë persona dhe zjarrfikësit po vijojnë kërkimin për të tjerë persona nën gërmadha.

Sipas transmetuesit shtetëror polak TVP, në vendin e ngjarjes ndodhen deri në 100 zjarrfikës dhe 50 policë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *