Vendosni fjalën kyçe....

Nga kafja me Endri Fugën te “Porta a Porta”, çfarë tha mbrëmë Rama në emisionin italian


Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”, në televizionin italian “Rai 1”.

Rama u mundua që përmes këtij emisioni, të siguronte më shumë kontribute për vendin, pas tërmetit të 26 nëntorit që la 51 të vdekur, qindra të plagosur e mijëra njerëz pa shtëpi.

Kreu i qeverisë tha se shpreson që Europa nuk do ta lërë Shqipërinë vetëm, duke kërkuar edhe njëherë tjetër ndihmë monetare, pasi qeveria e tij nuk e përballon dot e vetme përballimin e kësaj katastrofe.

 “Nëse është e vërtetë ajo thënia që ajo që nuk të vret të bën më të fortë, ne duam ta bëjmë një fakt të dukshëm. Ne jemi duke punuar në rrafshin e rindërtimit edhe në lidhje me të bukurën. Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizoj edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj. Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”.- tha Rama.

Më tej Rama tha se kryeministri italian Conte ishte i pari që iu përgjigj thirrjes për ndihmë në situatën tragjike që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Rama tha se po vynon krijimin e lagjeve të reja për familjert e mbetura në qiell të hapur pas tërmetit. 

“Kemi edhe disa ndërtesa që janë një kombinim mes lejeve abuzive. kemi disa arkitektë italianë dhe dëshirojmë të ndërtojmë një lagje te re të madhe në Durrës dhe një ose dy në Tiranë. Por jo shtëpi për të varfrit pasi ato mund të shndërrohen në geto”.– tha Rama.

Gazetarët italianë e pyetën Ramën dhe për humbjen e jetës së vajzës që përflitet se ishte e fejuara e djalit të tij Gregut. Ai tha: “Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”.

Duket se kryeministri Edi Rama, pak përpara nisjes së emisionit “Porta a Porta” është konsultuar me këshilltarin e tij për mediat, Endri Fugën. Në videon e shpërndarë nga vetë Rama, ata dëgjohen duke biseduar për shifrën e dhuruar nga Komisioni Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *