Një i moshuar është mbytur në Vlorë.
Policia e Vlorës, bën me dije se mëngjesin e sotëm në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.