Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohet Teatri në Washington për shkak të një pakoje me urinë


Një teatër në shtetin veri-perëndimor të Washingtonit u desh të evakuohej pasi u gjet një paketë me urinë njerëzore.

Paketa e shënuar me mbishkrimin “substancë njerëzore shumë ngjitëse” iu dorëzua gabimisht Teatrit të NorthBend-it, në qytetin me të njëjtin emër të premten në mbrëmje.

Pas rreth një ore, substanca u përcaktua të ishte urinë dhe u hodh, shkruan BBC. Paketa ishte nisur për një klinikë mjekësore dhe nuk dihet se si ksihte përfunduar në Teatër.

Menaxheri i teatrit u dërgua në spital si masë paraprake. Rrugët rreth ishin mbyllur.

Të shtunën, teatri lajmëroi: “Të gjithë janë mirë. Nuk kishte asnjë rrezik. Do të jemi të hapur si zakonisht”. Klinika ku do duhej të kishte mbërritur urina ishte rreth 80 km larg në Tacoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *