Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti shkundi Tiranën, një i ri bie nga kati i tretë në ish-Bllok


Një i ri ka rënë nga kati i tretë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në momentin kur tërmeti me magnitudë 6.3 shkundi kryeqytetin.

Siç raporton Shqiptarja.com, i riu është marrë me ambulancë dhe është shoqëruar për në spital. Mirëpo ende nuk asnjë të dhënë për gjendjen e tij shëndetësore.

Për shkak të lëkundjeve të forta që goditën Durrësin e Tiranën, shumë njerëz kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Në veçanti në qytetin e Durrësit, raportohet se disa njerëz kanë mbetur nën rrënoja nga shembja e një pallati. Ata janë të bllokuar dhe kërkojnë ndihmë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *