Vendosni fjalën kyçe....

Situatë alarmante, ministria e Mbrojtjes drejt Durrësit (Pamjet e dëmeve)


Situata në Durrës paraqitet alarmante dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka do të niset drejt qytetit bregdetar për të parë situatën.

“Ministrja Xhacka dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile jane ne kontakt te vazhdueshem me prefekturat, vecanerisht me ate te Durresit per situaten”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit të ministrisë.

Sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti i orës 3.50 me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që goditi vendin, ka patur mjaft dëme në këtë qark. Në veçanti në zonën pranë bregdetit.

Një pallat është shembur duke bllokuar banorët nën rrënoja. Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit i kanë shkuar në ndihmë. Të tjera ndërtesa po ashtu kanë pësuar mjaft dëme dhe është shembur edhe një restorant i njohur “Mira Mare”.

Qytetarët kanë dalë në rrugë nga paniku. Ende nuk dihet bilanci i njerëzve të lënduar apo i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.