Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti dëmton Mbikalimin e Shkozetit, mbyllet rruga


Mbikalimi i Shkozetit është mbyllur pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës deri në qetësimin e situatës.

‘Njoftim për median dhe opinionin publik. Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!’ – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *