Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në mes të leksionit djali i ish-presidentit gjerman


Vritet mjeku i njohur Fritz von Weizsäcker, djali i ish-presidentit të ndjerë Richard von Weizsäcker. Mediat gjermane shkruajnë se Weizsäcker u godit me thikë të martën ndërsa jepte një leksion në një spital në Berlin.

 Agresori po e ndiqte leksionin në rresht të parë, kur krejt papritur nxori një thikë dhe sulmoi mjekun e njohur. Një person tjetër, një oficer policie jashtë shërbimit, ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa po përpiqej të ndalonte sulmuesin.

Oficeri u dërgua në një spital tjetër.

Spitali Schlosspark rregullisht organizon evente të hapura për publikun. Policia e kapi sulmuesin me ndihmën e anëtarëve të turmës.

Von Weizsäcker ka patur një karrierë të suksesshme në mjekësi. Ai punoi në Freiburg, Boston dhe Cyrih dhe më vonë në Berlin në vitin 2005.

Ai është një nga katër fëmijët e Richard von Weizsacker, i cili shërbeu si president që nga 1984 deri në 1994. Ish-presidenti u nda nga jeta në  vitin 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *