Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi ‘nënshtron’ Lacion, gjashtë fitore radhazi për të kapur vendin e tretë


Juventusi ka mundur Lacion mbrëmjen e sotme në Torino me rezultatin e pastër 3-0 duke shkëmbyer vendet në renditje me ekipin roman.

Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Kean në minutat ’43 e ’54 e një gol i vonë nga Milik në minutën e ’90.

Pas këtij suksesi, i gjashti radhazi në Serie A, Juventusi është ngjitur në vendin e tretë megjithatë është shumë lart kreut që mbahet nga Napoli me 41 pikë.