Vendosni fjalën kyçe....

Rriten të ardhurat e njerëzve me ndikim në rrjetet sociale


Paratë e fituara nga ata që quhen “influencers”, apo siç mund t’i quajmë në shqip ndikuesit në mediat sociale janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Firma e marketingut Izea zbuloi që çmimi mesatar i një fotografie të sponsorizuar në Instagram, nga 134 dollarë në vitin 2014 është rritur në 1.641 dollarë në 2019.

Markat duket se janë të gatshme të paguajnë për të sponsorizuar postime, video, histori dhe blogje, thotë Business Insider.

Por një ekspert këmbëngul se nuk do të thotë që ky është fundi i reklamave tradicionale.

“Marketingu dixhital është një ekuivalent i fjalës së gojës por gjithmonë do ketë një miksim mes asaj dhe reklamës dixhitale,”-tha Yuval Ben-Itzhak, shefi ekzekutiv i platformës së marketingut në mediat sociale Socialbakers.

Raporti studioi përmbajtjen e sponsorizuar në Facebook, YouTube, Instagram dhe Blog, duke ekzaminuar normat e negociuara nga 2014 deri në 2019.

Nga ata që konsiderohen mikro ndikues, pra njerëz me më pak se 100 mijë ndjekës e deri tek personat e famshëm, u zbulua se përmes rrjete sociale fitohen shumë para.

Gjetjet e studimit:

  • Kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur me 44% nga 2018 në 2019
  • Për një postim të sponsorizuar në blog, çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 në 1.442 dollarë në 2019
  • Videot në YouTube komandojnë tarifat më të larta, katër herë më shumë se forma tjetër e përmbajtjes së sponsorizuar, deri nga 420 dollarë në 2014 në 6,700 dollarë në 2019.
  • Një azhornim i statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë në 2014 në 395 dollarë në 2019.
  • Një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019
  • Postimet në blogje janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë

Paralajmërimi i ligjit të konsumatorit

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz bashkohen me nxitim për t’u bërë edhe ata ndikues të mediave sociale, në këtë industri ka më shumë kontroll nga rregullatorët.

Muajin e kaluar, tre influencues apo ndikues, bënë postime në “Instagram” duke reklamuar produkte diete të ndaluara nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit, që i quante “të papërgjegjshme”.

Në fillim të vitit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve paralajmëroi që disa postime mund të thyejnë ligjin e konsumatorit nëse nuk e sqarojnë që produktet ishin reklama.

Zoe Sugg (Zoella), këngëtarja Rita Ora dhe modelja Rosie Huntingon-Whiteley ishin mes 16 influencuesve që ranë dakord të ndryshojnë mënyrën e postimit.

Markat do të vazhdojnë të derdhin para në reklamat në mediat sociale, sipas të dhënave nga Socialbakers. Sipas hulumtimit të Socialbakers, postimet e sponsorizuara nga influencuesit u rritën me 150% në vitin e fundit, me përdorimin e hashtag #ad.

Po ashtu parashikon që markat do të rritin shpenzimet e tyre për ndikuesit në mediat sociale në vitin 2020, duke e bërë atë një industri prej 10 miliardë dollarësh.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *