Vendosni fjalën kyçe....

Kina plane për të kthyer Pireun në portin më të madh të Evropën


Kina është duke parë me kujdes transformimin e portit grek Piraeu, për ta kthyer në më të madhin në Europë – duke e bërë kështu rrugëkalimin më të rëndësishëm tregtar midis Azisë dhe Europës.

Në vitin 2016, firma e transportit kinez Cosco bleu një shumicë të aksioneve në portin e Pireut. I ndodhur në Gjirin Saronic, porti më i madh i Greqisë – dhe i shtati më i madh i Evropës – është në një lokacion strategjik midis kontinentit aziatik dhe evropian. Presidenti kinez Xi Jinping dhe Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis njoftuan më herët këtë javë se Cosco do të investonte rreth 600 milion euro për të zhvilluar më tej Pireun.

“Qëllimi është ta shndërrojmë atë në qendrën më të madhe të tranzitit midis Evropës dhe Azisë dhe, potencialisht, portin më të madh në Evropë”, tha Kostas Fragogiannis, zëvendësministri i Greqisë për punët e jashtme, për CNBC.

Porti i Roterdamit, në Hollandë, është porti më i madh i Evropës. Ajo pa më shumë se 8.6 miliardë kontejnerë (hyrëse dhe dalës nga deti) në 2018 – një rritje nga një vit më parë.

Që nga kriza financiare Greke, Pekini dhe Athina kanë thelluar lidhjet e tyre. Greqia njoftoi në gusht të vitit të kaluar se po i bashkohej zyrtarisht në “Iniciativën e Rripit dhe Rrugës së Kinës” – plani ambicioz i investimeve të Xi që lidh Azinë, Afrikën dhe Evropën.

Kina ka bërë investime të ndryshme në Greqi, përfshirë ato në energji dhe tregjet e pasurive të patundshme.

“Investimet kineze janë rritur shpejt, duke mbështetur rritjen në sektorët e energjisë, telekomunikacionit dhe pasurive të patundshme. Firmat perëndimore duhet të planifikojnë për konkurrencë të fortë kineze në Evropë në vitin 2020 në shumicën e industrive, ” – u shpreh Athanasia Kokkinogeni, analiste e lartë e Evropës.

Kina është burimi më i madh i importeve të BE-së dhe tregu i dytë i eksportit më i madh. Kina dhe Evropa tregtojnë mesatarisht mbi 1 miliard euro në ditë, sipas Komisionit Evropian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *