Vendosni fjalën kyçe....

Gent Ibrahimi zbulon renditjen, si u ndanë pikët për 3 kandidatët për kryeprokuror


Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, bëri sot me dije renditjen e kandidatëve për kryeprokuror dhe pikët respektive të secilit. I pari në listën e KLP-së në garën për Prokurorin e Përgjithshëm renditet, Olsian Çela.

Renditja:

459-  Olsian Çela
406 –  Arta Marku
362 – Fatjona Mençaj

“Tre kandidatët janë vlerësuar në aspektin profesional dhe në aftësitë e tyre menaxheriale, u kujdesëm që të ishim sa më shumë transparent”, u shpreh kreu i KLP-së.

Kjo listë pritet që t’i dorëzohet Kuvendit, që do të votojë dhe emrin e kryeprokurorit të ri. Nëse Kuvendi nuk arrin dakordësinë për kryeprokurorin, postin e merr kandidati i renditur i pari në radhë, që në këtë rast është Olsian Çela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *